Më 18 korrik 2017, përfaqësuesja e DBRPDNJ mori pjesë në tryezën e organizuar nga Lëvizja Fol lidhur me prezantimin e raportit ,, S’ka tatim pa informim: Transparenca në prokurimin publik ‘’
18/07/2017
Më 18 korrik 2017, përfaqësuesja e DBRPDNJ mori pjesë në tryezën e organizuar nga Lëvizja FOL me qëllim të prezantimit të raportit ,, S’ka tatim pa informim: Transparenca në prokurimin publik ‘’. Në këtë tryezë ndër të tjerash u diskutua edhe lidhur me respektimin dhe kufizimet e së drejtës për qasje në dokumente publike nga ana e institucioneve publike, me ç’rast nga ana e përfaqësueses të IAP-së u prezentuan kompetencat e Institucionit të Avokatit të Popullit dhe angazhimi karshi promovimit, mbrojtjes dhe respektimit të së drejtës për qasje në dokumente publike.