Featured Image

Ombudspersoni i DHSK-s takoi Avokatin e Popullit të Kosovës në Prishtinë

08/10/2018

Prishtinë, 5 shtator

Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari, priti për vizitë kurtoazie në zyrën e tij në Prishtinë Ombudspersonin e Dhomave Speciale të Kosovës, Gjykatësin Pietro Spera.

Ombudspersoni Spera, shpjegoi mandatin dhe mënyrën e ushtrimit të pavarur të funksionit të tij lidhur me monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të personave të cilët bashkëveprojnë me Dhomat Speciale të Kosovës dhe me Zyrën e  Prokurorit Special. Ai informoi z.Jashari se Zyra e Ombudspersonit të DHSK-së tashmë është plotësisht operacionale. Po ashtu njoftoi atë lidhur me mënyrën se si njerëzit mund të dërgojnë kërkesat konfidenciale në zyrën e tij.

Ndërkohë z.Jashari foli për situatën e përgjithëshme në Kosovë lidhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe respektimin e sundimit të ligjit.  Ai përshkroi mandatin dhe funksionin e tij si Avokat i Popullit të Kosovës. Për më shumë ai ia paraqiti Gjykatësit Spera një pasqyrë të përgjithshme të funksionimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe theksoi çështjet kryesore për të drejtat e njeriut.