Avokati i Popullit mbajti “Ditët e Hapura”, takimet e rregullta mujore me qytetarët
Avokati i Popullit ka mbajtur ditën e sotme “Ditët e Hapura” ,takimet e rregullta mujore me qytetarët.
Në këto takime qytetarët parashtruan ankesat e tyre lidhur me shkeljet eventuale të të drejtave të tyre nga autoritetet publike. Avokati i Popullit bisedoj me qytetarët dhe duke u bazuar në kompetencat e tij për ti hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik apo juridik, lidhur me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut të parapara me kushtetutë, ligje dhe akte të tjera , si edhe instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, i pranoi ankesat e tyre dhe i’u adresua qytetarëve me këshilla lidhur me rastet e shkeljes së të drejtave të tyre .Në këto takime u evidentuan raste të shkeljes së të drejtave të njeriut trajtimi i të cilave do të bëhet duke u bazuar në kompetencat e Avokatit të Popullit.