Gjatë vizitës në Qendrën e Azilkërkuesve
20/06/2012
Në Ditën Botërore të Refugjatëve, Avokati i Popullit, Sami Kurteshi ka vizituar Qendrën për Azilkërkuesit që vijnë në Kosovë , e cila funskionon në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme. AP ka takuar udhëheqësin e kësaj Qendre, Fitim Zariqi, nga i cili u njoftua për kushtet dhe rregullat e qëndrimit të azilkërkuesve në këtë Qendër, e cila është themeluar në shkurt të vitit 2010.