![Featured Image](https://oik-rks.org/wp-includes/images/media/default.png)
Avokati i Popullit mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve në Kolegjin “Pjetër Budi”
03/07/2017
Avokati i Popullit z. Hilmi Jashari, me ftesë të Kolegjit “Pjetër Budi” në Prishtinë, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve në këtë Kolegj, e cila u mbajt në amfiteatrin e Gërmisë.
Sipas traditës së këtij Kolegji, në ceremoni ftohen personalitete të njohura nga fusha e arsimit dhe shkencës ose personalite të çmuara të jetës publike në vend. Këtë vit, i ftuar ishte Avokati i Popullit, i cili studentëve dhe profesorëve, iu drejtua me një fjalë rasti.