Avokati i Popullit u takua me deputetin nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha
07/04/2017
Avokati i Popullit, z.Hilmi Jashari u takua dje me deputetin nga Partia Liberale Egjiptiane, z.Veton Berisha, i cili ishte i shoqëruar edhe nga zëvendës ministri në Ministrinë e Administratës Publike, z. Mustaf Myrtaj dhe kryetari i egjiptianëve nga Mali i Zi, z. Gjafer Brahimi.
Në këtë takim u diskutua për sfidat dhe problemet me të cilat janë duke u ballafaquar egjiptianët në Kosovë dhe komunitetet e tjera jo-shumicë sikurse uzurpimi i pronave, zvarritjet e procedurave gjyqësore, zbatimi jo i kënaqshëm i legjislacionit që ka të bëjë me komunitete jo-shumicë, si Ligji per Sherbimin Civil e të tjera.