Avokati i Popullit mbajti ligjeratë me studentë ndërkombëtar

19/01/2017

Sot, më 19 janar 2017, z. Hilmi Jashari, Avokati i Popullit ka mbajtur sot një ligjëratë para studentëve të programit “The European Master’s Degree in Human Rights and Democratization (EMA)” me seli në Vjenë të Austrisë dhe Venedik të Italisë, të cilët çdo vit vijnë në Kosovë për një vizitë studimore në kuadër të programit të tyre të magjistraturës në lëmin e demokratizimit dhe të drejtave të njeriut.

Ligjerata kishte për qëllim pajisjen e këtyre studentëve me njohuri rreth gjendjes së përgjithshme të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe funksionimit të Institucionit të Avokatit të Popullit që nga themelimi e deri më sot, duke përfshirë punën me ankesa, bashkëpunimin me institucione vendore dhe ndërkombëtare, praktikat më të mira, por gjithashtu edhe sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet.

Në kuadër të ligjeratës, në fund ishte paraparë edhe një sesion me pyetje dhe përgjigje, ku studentët patën rastin që të pyesin për çështje të ndryshme.