FTESË MEDIAVE

14/05/2014

Institucioni i Avokatit të Popullit organizon diskutimin me temën “DOMOSDOSHMËRIA E NJË PROCESI TË RREGULLT ZGJEDHOR” , me 16 maj, 2014 ( e premte), nga ora 10:00 – 12:00, në Hotelin GRAND, Prishtinë

Në diskutim janë të ftuar përfaqësues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, subjektet politike, mediat, Policia e Kosovës, organet e Prokurorisë dhe të Gjyqësorit, shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë.

Diskutimi do të jetë i hapur për përspektivat e të gjithë pjesëmarrësve mbi domsodoshmërinë e respektimit të shprehjes së lirë të vullnetit politik – votës së qytetarit dhe një procesi të rregullt zgjedhor.

Ftoheni ta përcillni ngjarjen!