FTESË MEDIEVE
Të nderuar, Institucioni i Avokatit të Popullit organizon Tryezën e rrumbullakët “Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës, sfidat, mundësitë dhe hapat e bëra përpara”, të hënën, me datën 1 korrik 2013 në Prishtinë ( Hoteli “Sirius”), nga ora 11:00 deri 14:00.
Tryeza e rrumbullakët do të ketë karakter informativ, sensibilizues dhe lobues.
Diskutimi do të përqendrohet në raportimin e punës së kryer dhe aktivitetet e përmbushura në periudhën janar-qershor 2013 nga Grupi Drejtues për Mekanizimin Kombëtar të Parandalimit të Torturës1. Po ashtu do të prezantohet Raporti me të gjeturat nga monitorimi i dy qendrave më të mëdha korrektuese në Kosovë.
Mediat janë të ftuara ta përcjellin ngjarjen! Të bashkangjitur gjeni agjendën e detajuar.
__________________________
1 Në vitin 2011, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi mes Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve kundër Torturës (QKRMT) dhe Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), në kuadër të një angazhimi të përbashkët për një Fushatë Kombëtare kundër Torturës. Kjo marrëveshje rregullon bashkëpunimin e palëve nënshkruese për mbrojtjen e të drejtave të personave të paraparë në Protokollin Opsional të Konventës kundër Torturës (OPCAT), me qëllim krijimin e një Këshilli Drejtues të përbashkët që është ngarkuar me avokimin për krijimin e Mekanizimit Parandalues Kombëtar në Kosovë.