AVOKATI I POPULLIT PRITI DELEGACIONIN E QEVERISË SË REPUBLIKËS DHE KANTONIT TË GJENEVËS

04/07/2013

4 korrik 2013 – Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi priti sot në një takim të veçantë Kreun e Ekzekutivit të Qeverisë së Gjenevës, z. Pierre Maudet, Drejtorin e Entit për Migracion të këtij Kantoni, z. Berndard Gut, të Ngarkuarin, z. Saadi Redouane dhe dy zevëndësit e Sekretarit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë, z. Antoine Landry dhe z. Patrick Baud Lavigne. Delegacioni nga Gjeneva shoqërohej nga Ambasadorja e shtetit zvicëran në Kosovë, znj. Krystyna Marty Lang.
Takimi u përqëndrua në çështje të sigurisë, të emigracionit, në fushën e të drejtave të njeriut, me interesim të veçantë për aspektin e diskriminimit. Gjithashtu theks i veçantë gjatë takimit u vu në funksionimin e shtetit ligjor dhe në punën e funksionimin e Institucionit të Avokatit të Popullit.