FTESË MEDIEVE

08/12/2012

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut , Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) me mbështetjen e Zyrës së Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë organizon tryezën e rrumbullakët, me temën: ” Pjesëmarrja dhe përfshirja nuk janë privilegj, por e drejtë” dhe moton “Fjala ime vlen!“ Tryeza mbahet me datën 10 dhjetor 2012 ( e hënë), prej orës 11:00- 13:00, në Hotel Sirius, në Prishtinë. Ftoheni ta përcillni ngjarjen!