PRESIDENTI PACOLLI PRITI AVOKATIN E POPULLIT Z.SAMI KURTESHI
Më 9 mars 2011, në kuadër të aktivitetit të tij, Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti Avokatin e Popullit të Kosovës z. Sami Kurteshin.
Më 9 mars 2011, në kuadër të aktivitetit të tij, Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti Avokatin e Popullit të Kosovës z. Sami Kurteshin..
Presidenti Pacolli theksoi në takim rëndësinë shumë të madhe që ka për vendin dhe shoqërinë Avokati të Popullit, si një institucion në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të vendit..
Duke qenë se institucioni i Avokatit të Popullit, shihet nga gjithë qytetarët si një institucion me rëndësi dhe shpresëdhënës, Presidenti Pacolli theksoi nevojën e bashkëpunimit sa më të mirë me këtë institucion dhe përkrahjen e punës së tij..
Avokatit të Popullit të Kosovës, z. Sami Kurteshi e njoftoi Presidentin Pacolli me punën dhe shtrirjen e zyrave të këtij institucioni në komuna të ndryshme të Kosovës dhe për sfidat me të cilat përballet institucioni që ai drejton, në përpjekje për të përfaqësuar e mbrojtur sa më mirë të drejtat e të gjithë qytetarëve të vendit tonë.