TRYEZA E RRUMBULLAKËT- “AVOKATI I POPULLIT-TË DREJTAT E NJERIUT- MEDIAT”

31/10/2011

Të martën, më 1 nëntor, 2011, në Hotel “VICTORY” Prishtinë, nga ora 9:30-13:00, nën organizimin e Institucionit të Avokatit të Popullit mbahet TRYEZA E RRUMBULLAKËT me temën “AVOKATI I POPULLIT-TË DREJTAT E NJERIUT- MEDIAT”

Tryeza do të ofrojë mundësinë e një diskutimi të përbashkët mes përfaqësuesve të mediave në Kosovë dhe Avokatit të Popullit, lidhur me të drejtat dhe liritë e njeriut, hapësirën që i jepet këtij dimensioni në media dhe bashkëpunimin reciprok.

Tryeza do të shërbejë për të nxjerrë konkluzione dhe rekomandime mbi mënyrën e plasimit në media të punës dhe aktiviteteve që Avokati i Popullit i zhvillon në kuadër të përmbushjes së misionit që ka.