AVOKATI I POPULLIT DËNON INCIDENTIN NË VERI TË VENDIT
Ftohen fëmijët nga gjithë Kosova, që me datë 18 nëntor 2011 ta vizitojnë Zyrën Qendrore të Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP), që të informohen për së afërmi lidhur me misionin e Avokatit të Popullit, si dhe punën që bëhet për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.
Duke u nisur nga rekomandimi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që nga viti 1956, 20 nëntori i çdo viti, në shumë vende të botës, shënohet si Dita Universale e Fëmijëve, me qëllim të inkurajimit të vëllazërisë dhe mirëkuptimit në mes të fëmijëve, si dhe për të promovuar mirëqenien e fëmijëve
Me qëllim të shënimit të kësaj dite, me datë 18 nëntor 2011, fëmijëve nga e gjithë Kosova u bëhet ftesë që ta vizitojnë Zyrën Qendrore të IAP-së dhe të takohen me Avokatin e Popullit dhe me punonjësit tjerë të Institucionit. Fëmijët do të informohen lidhur me misionin e Avokatit të Popullit, si dhe punën që bëhet për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.
Po me 18 nëntor 2011, nxënësit përfaqësues nga shkollat fillore të Prishtinës në mënyrë të organizuar do të priten nga Avokati i Popullit në Zyrën Qendrore të IAP-së në Prishtinë.
Gjithashtu, IAP me 14,15,16, 17 nëntor do të realizoj takime me nxënës të klasave të gjashta dhe të shtata të shkollave fillore në disa nga fshatrat e komunave të regjionit të Prizrenit, Pejës, Mitrovicës dhe të Gjilanit, sipas këtij orari:
14 nëntor 2011në fshatrat Gjonaj dhe Malishevë të komunës së Prizrenit
15 nëntor 2011në Tunelin e Parë dhe në Shipol të komunës së Mitrovicës
16 nëntor 2011në Vitomiricë dhe Novosellë të komunës së Pejës
17 nëntor 2011në Malishevë dhe Dobërqan të komunës së Gjilanit
Në këto takime përfaqësues të IAP do të informojnë nxënësit lidhur me mandatin e IAP përkatësisht të Grupit për të Drejtat e Fëmijëve në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve në Kosovë. Po ashtu do të diskutohet edhe për situatën e të drejtave të fëmijëve në shkolla dhe mënyrën e adresimit të shqetësimeve dhe problemeve të nxënësve në shkolla. Në këto takime gjithashtu do të shpërndahen fletëpalosje dhe pllakata.
Sqarim: Më 20 nëntor 1959 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Deklaratën e të Drejtave të Fëmijës. Gjithashtu, po më 20 nëntor, në vitin 1989, Asambleja e Përgjithshme ka miratuar edhe Konventën për të Drejtat e Fëmijës. Që nga viti 1999, Dita Universale e Fëmijëve shënon edhe përvjetorin e datës kur Asambleja e Përgjithshme ka miratuar këto dokumente.