Në Ditën Ndërkombëtare të Rinise, Ombudspersoni bën thirrje për emancipimin e rinisë kosovare
Rinia kosovare, me pjesmarrje shume te larte në përqindje të popullsisë aktive ( mosha 15-35) , pjesmarrje kjo ndër më të lartat në evropë, përbën potencialin më të madh të vendit, kurse nga organet qeveritare në Kosovë nuk është duke u trajtuar mënyrë adekuate.
Probleme evidente të vazhdueshme për pjesën dërmuese të rinisë kosovare mbeten papunësia dhe mungesa e perspektivës. Derisa sistemi i deritanishëm arsimor, sidomos ai universitar, permes një numri të madh të universiteteve private dhe pa një plan të përgjithshëm dhe të koordinuar të nevojave të tregut të punës në Kosovë duket se vetëm ka shtuar edhe më tepër konfuzionin e të rinjëve për perspektivë në Kosovë.
Përqindja shumë e ultë e të rinjëve në proceset vendimmarrëse dhe organizim shtetëror si dhe pjesmarrja e dobët e tyre në shoqërinë civile përbëjnë treguesit kryesorë për ndikimin e dobët politik në Kosovë.
Gjatë ndërtimit të demokracisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, Republika e Kosovës duhet të dëshmojë interesim për avancim të rinisë duke përkrahur projekte dhe duke themeluar një plan strategjik të nivelit vendor për të qenë në gjendje të përfitojë nga potenciali i fuqishëm i rinisë Kosovare. Rreth arritjes së këtij qëllim, organet kompetente duhet poashtu që të krijojnë mundësi të hapura dhe të barabarta për të gjithë.
Dita Ndërkombëtare e Rinisë është njohur nga Kombet e Bashkuara me anë të rezoulutës 54/120 në vitin 1999 e cila ka për qëllim tërheqjen e vëmendjes së qeverive në mbarë botën lidhur me qështjet e të rinjëve.