Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit do të mbajë konferencë për shtyp dhe do të lëshoj raportin special mbi dështimin e komunave për të rindërtuar shtëpitë e shkatërruara
Ndonëse dhjetëra qindra shtëpi ishin dëmtuar ose shkatërruar gjatë luftimeve në vitin 1998-1999, sot, gati tetë vjet më vonë, shumë pronarë të këtyre shtëpive ende presin që të kthehen në shtëpitë e tyre. Kjo ndodh edhe përkundër faktit se komunat e ndryshme kishin premtuar se do ti rindërtojnë këto shtëpi.
Pronarët e këtyre shtëpive- shumica e të cilëve tani nuk kanë vend se ku të jetojnë- e pyesin vetën se kur komunat dhe qeveria e Kosovës do të fillojnë të marrin përgjegjësinë për këtë çështje aq të rëndësishme.
Të hënën, më 28 maj 2007, në orën 9:30, Ushtruesi detyrës së Ombudspersonit, z. Hilmi Jashari, do të lëshoj këtë raport special gjatë konferencës për shtypë që do të mbahet në zyrën qendrore të Institucionit të Ombudspersonit në Kosovë, rr.”Agim Ramadani” në Prishtinë.