Z.Novicki, Ombudspersoni i Kosoves u takua me Rada Trajkoviqin
Gjate ketij takimi, Z. Novicki ka prezantuar planet e institucionit per ruajtjen e te drejtave te njeriut te komuniteteve jo-shqiptare
Z. Marek Antoni Nowicki Ombudspersoni i Kosovës, dje (08.02.2002) në Prishtinë, u takua me Rada Trajkoviq lider i Grupit parlamentar të koalicionit “Kthimi”(Povratak) në kuvendin e Kosovës.
Z Marek Antoni Nowicki Ombudspersoni i Kosovës gjatë këtij takimi prezentoi planet e institucionit për ruajtjen e të drejtave të njeriut të komuniteteve joshqipëtare, posaqërishtë serbëve.
Ombudspersoni i Kosovës duke cekur rëndësin e zyreve rajonale të sapoformuara si instrument i rëndësishëm në përparimin e mbrojtjës së të drejtavë të njeriut, poashtu informoi për planet e angazhimit të institucionit në dialogun ndëretnik dhe procesin e rikonsolidimit.
Z. Nowicki, theksoi se parlamenti është një partner i rëndësihëm në krijimin e sundimit të ligjit dhe në punën për mbrojtjën e të drejtave të njeriut në Kosovë.