Vizita e Ombudspersonit ne Cernice
Me qëllim të përmirësimit të marrëdhënjeve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në fshatin Cërrnicë të komunës së Gjilanit, Ombudspersoni i Kosovës z. Marek Antoni Nowicki, d
Me qëllim të përmirësimit të marrëdhënjeve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në fshatin Cërrnicë të komunës së Gjilanit, Ombudspersoni i Kosovës z. Marek Antoni Nowicki, dje takoi përfaqësuesit e të dy komuniteteve, ku bisedoi për situatën në fshat dhe perspektivat e vendosjës së një dijalogu të suksesshëm.
Përfaqësuesit shqiptar të fshatit si dhe të komunës së Gjilanit z.Memet Vrenovci dhe z. Sami Hoxha vlersuan situatën e sigurisë në momentin aktual në fshat nga perspektiva e shkuarjes së papenguar të fëmijëve serb në shkollën e fshatit.
Në këtë takim përfaqsuesit shqiptarë cekën gadishmërin e tyre që të përpiqën për themelimin e dialogut me fqinjët serb, në lidhje me zgjidhjen e problemit të mbrojtjës e fëmijëve serb të këtij fshati gjatë shkuarjes në shkollë.
Pas diskutimeve të shumta me përfaqsuesit e komunitetit shqiptar, serb dhe ata ndërkombëtar, Ombudspersoni ka takuar z. Jan Christian Cady, Zëvendës i PSSP-së, ku si një zgjidhje për këtë problem është propozuar që sigurinë e fëmijve ta bëjë SHPK-ja, policët shqiptarë dhe serb bashkarishtë.
Edhe Kryeministri Bajram Rexhepi si dhe anëtarët serb të parlamentit të Kosovës, më parë kishin shprehur një zgjidhje të ngjajshme.