Avokati i Popullit takoi Fraqncesco Motto nga Zyra e Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut
Prishtinë, 26 nëntor 2026 – Avokati i Popullit priti në takim Francesco Motto, drejtor regjional për Evropë dhe Azi Qendrore në Zyrën e Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në fushën e të drejtave të njeriut në Kosovë, sfidat me të cilat përballen institucionet në garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe për rëndësinë e mbrojtjes së pavarësisë së institucionit.
Avokati i Popullit tha se Institucioni është aktivisht i angazhuar me mekanizmat ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut, shkëmbimit të përvojave dhe duke punuar në avancimin e standardeve ndërkombëtare në nivel vendor.
Të dyja palët vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në mbështetje të institucioneve të pavarura për të drejtat e njeriut, duke vazhduar me projekte tjera që mëtojnë përmirësimin e të drejtave dhe lirive themelore të çdo qytetari.