Donjeta Pllana zgjidhet bashkëkryesuese e Grupit Punues të ENNHRI-së për Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut dhe Hapësirën Qytetare
Prishtinë, 6 nëntor 2026 – Donjeta Pllana, Këshilltare Juridike në Institucionin e Avokatit të Popullit të Kosovës (IAP), është konfirmuar si bashkëkryesuese e Grupit Punues për Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut dhe Hapësirën Qytetare (HRD & Civic Space) të Rrjetit Evropian të Institucioneve Kombëtare për të Drejtat e Njeriut (ENNHRI).
Zgjedhja u bë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të ENNHRI-së, të mbajtur më 4 nëntor 2026, ku u votua për përbërjen drejtuese të grupeve punuese të Rrjetit.
Ky emërim përbën një vlerësim të rëndësishëm për ekspertizën dhe kontributin e IAP-së në fushën e të drejtave të njeriut, si dhe një mundësi për forcimin e përfaqësimit ndërkombëtar të institucionit dhe avancimin e bashkëpunimit evropian në mbrojtje të mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe hapësirës qytetare.