IAP bashkëorganizatore e takimit në Slloveni me organet e barazisë të Evropës Juglindore
27/10/2026
Avokati i Popullit z. Naim Qelaj se bashku me Avokatin për Parimet e Barazisë së Republikës së Sllovenisë z. Miha Lobnik bashkëorganizoi Konferencën e 10-të Rajonale të Organeve të Barazisë të Evropës Juglindore, e cila po mbahet në Lubjanë, Slloveni.
Në fjalën hyrëse konferencën e hapën Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj, dhe Avokati për Parimet e Barazisë i Republikës së Sllovenisë, z. Miha Lobnik.
Gjatë punimeve të konferencës, Institucioni i Avokatit të Popullit u përfaqësua në dy panele tematike.
Në panelin me temën “Nga rekomandimet te ndikimi: forcimi i efektivitetit të organeve të barazisë”, institucionin e përfaqësoi z. Niman Hajdari, zëvendës i Avokatit të Popullit.
Ndërkaq, në panelin me temën “Feja ose besimi dhe akomodimi i arsyeshëm: kërkesat ushqimore në shkolla dhe kopshte”, u prezantua nga znj. Suzana Gashi, drejtoreshë e Departamentit për Mbrojtje nga Diskriminimi.
Konferenca përfundoi me fjalët përmbyllëse të bashkëorganizatorëve, z. Naim Qelaj dhe z. Miha Lobnik.
Në fjalën e tij përmbyllëse, Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës ftoi përfaqësuesit e organeve të barazisë të Evropës Juglindore që konferenca e radhës të mbahet në Prishtinë.
Në fund, Avokati Popullit mori pjesë edhe në ceremoninë e pranim dorëzimit të detyrës së Avokatit për Parimet e Barazisë të Republikës së Sllovenisë nga z. Miha Lobnik te znj. Barbara Zupancic.
Po ashtu, Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj me bashkëpunëtorë u prit në një takim nga Presidentja e Sllovenisë, znj. Nataša Pirc Musar.