Avokati i Popullit takoi Ambasadorin Petrit Malaj
Prishtinë, 23 shtator, 2026 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Sh. T. z. Petrit Malaj.
Gjatë takimit u diskutua për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë, si dhe për punën dhe sfidat me të cilat përballet Institucioni i Avokatit të Popullit.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve, në funksion të avancimit të standardeve për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.
Z. Qelaj përmendi si shembull nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës dhe Avokatit të Popullit të Shqipërisë, duke shkëmbyer përvojat dhe praktikat e mira në promovimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe bashkëpunimin në funksion të forcimit të pavarësisë së institucioneve.
Në takim po ashtu u diskutua për temat aktuale në Kosovë që ndërlidhen me procesin e Dhomave të Specializuara në Hagë, me theks të veçantë në rëndësinë e respektimit të standardeve ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive themelore, e cila do të garantojë një gjykim të drejtë e të paanshëm.