Avokati i Popullit takoi Ministrin për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare
Prishtinë, 13 korrik 2026 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj takoi z. Andin Hoti, Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, ku diskutuan tema të ndryshme që kanë të bëjnë me interes të ngushtë për qytetarët e vendit.
Temat që u diskutuan kishin të bënin me sigurinë dhe shëndetin në punë, çështjen e pensioneve të dyfishta, strehimi i fëmijëve, si dhe për projektligjin e punës.
Z. Hoti tha se ministria, ndër të tjera, ka ndërmarrë veprime për reformat sociale dhe në të ardhmen do të nisin me reformat pensionale. Ai shfaqi gatishmëri dhe interesim për bashkëpunim me IAP në mënyrë që rekomandimet nga Avokati i Popullit t’i qojnë drejt zbatimit.
Avokati i Populli theksoi se këto reforma janë thelbësore për një jetë më të mirë për qytetarët të cilat sjellin siguri, mbrojtje, mirëqenie dhe gëzim të të drejtave dhe lirive që u garantohen me kushtetutën e vendit.