Featured Image

Shënohet Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës

26/06/2026

Prishtinë, 26 qershor 2026 – Në shënim të Ditës Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës,, Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj dhe drejtoresha e Mekanizmit Kombëtar kundër Torturës, znj. Shqipe Ibraj Mala, morën pjesë në një tryezë diskutimi me temën “Parandalimi i torturës përmes mbrojtjes së shëndetit mendor në institucionet korrektuese”. Tryeza u organizua nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, QKRMT.

Avokati i Popullit theksoi se kjo ditë shërben si kujtesë se ndalimi i torturës dhe i cdo forme të trajtimi apo ndëshkimit çnjerëzor ose degradues është një normë absolute e së drejtës ndërkombëtare.

Ai tha se një nga çështjet që Avokati i Popullit e ka trajtuar vazhdimisht ndër vite është respektimi i të drejtave të personave me çrregullime mendore që janë në vuajtje të dënimit ose në konflikt me ligjin.

MKPT realizon për çdo vit vizita në institucionet e shëndetit mendor dhe në institucionet korrektuese, dhe se përkundër zhvillimeve pozitive, sfidat mbeten serioze.