Avokati i Popullit vizitoi qendrën korrektuese për të mitur me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare kundër Torturës
Prishtinë, 26 qershor, 2026 – Në Ditën Ndërkombëtare kundër Torturës, Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj dhe drejtoresha e Mekanizmit Kundër Torturës, znj. Shqipe Ibraj Mala vizituan Qendrën Edukuese Korrektuese për të Mitur ne Lipjan. Ata u pritën nga drejtori i qendrës, z. Fitim Bërbatovci dhe diskutuan për kushtet dhe sfidat në punë.
Me këtë rast, Avokati i Popullit theksoi se çdo i mitur i privuar nga liria duhet të trajtohet me respekt, humanizëm dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Më tutje ai shtoi se kur shteti privon një të mitur nga liria, ai nuk merr vetëm përgjegjësinë për sigurinë e tij, por edhe një obligim të shtuar për ta mbrojtur, edukuar dhe rehabilituar.
Çdo formë torture, dhune apo trajtimi degradues ndaj të miturve është jo vetëm shkelje e të drejtave të njeriut, por edhe dështim i shtetit për të përmbushur detyrimet e tij më të larta ndaj fëmijëve.
