Featured Image

Deklaratë e Avokatit të Popullit me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

03/05/2026

Prishtinë, 3 maj 2026 – Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Avokati i Popullit rikujton rëndësinë e mediave të lira dhe të pavarura si një shtyllë e rëndësishme për një shoqëri demokratike. Liria e shprehjes dhe e informimit janë të drejta themelore të njeriut, të garantuara me Kushtetutë dhe instrumente ndërkombëtare.

Puna e gazetarëve është një e mirë publike dhe pengesat e vëna në angazhimin e tyre janë të papranueshme. Një mjedis i sigurt për gazetarët dhe punjonësve tjerë medial është një parakusht për ushtrimin e këtyre të drejtave dhe për informimin e drejtë të publikut.

Avokati i Popullit shpreh shqetësimin e tij për cdo formë të kërcënimeve dhe presioneve, si dhe tendencat që kufizojnë të drejtën për qasje në dokumente publike dhe informacione.

Avokati i Popullit u bën thirrje të gjitha institucioneve publike që të zbatojnë plotësisht standardet për qasje në dokumente publike dhe transparencë. Ai po ashtu u bën thirrje mediave që të vazhdojnë të ushtrojnë profesionin e tyre me integritet dhe përgjegjësi.

Avokati i Popullit mbetet i përkushtuar për të mbrojtur dhe promovuar lirinë e shprehjes dhe të drejtës për informim, si vlera të pazëvendësueshme për një shoqëri demokratike.