Featured Image

Avokati i Popullit takoi kryetaren e AShAK, Justina Shiroka Pula

03/02/2026

Prishtinë, 3 shkurt 2025 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK), ku u prit nga kryetarja znj. Justina Shiroka Pula.

Bashkëbiseduesit theksuan rolin e institucioneve publike në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Avokati i Popullit i uroi znj. Shiroka Pula detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në mandatin e saj.