Featured Image

Ministria e Punëve të Brendshme organizoi Tryezën Vjetore me temë “Progresi dhe sfidat në zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit”.

12/12/2025
Prishtinë, 12 dhjetor 2025 – Ministria e Punëve të Brendshme organizoi Tryezën Vjetore me temë “Progresi dhe sfidat në zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit”.
Takimi u hap nga Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Punëve të Brendshme, znj. Fahrije Tërnava–Sheremeti, e cila theksoi rëndësinë e organizimit të takimeve të tilla ndërmjet institucioneve të pavarura dhe institucioneve qeveritare, si momente reflektimi mbi progresin dhe sfidat në zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Ajo vuri në pah nevojën për gjetjen e modaliteteve adekuate për avancimin e bashkëpunimit, si dhe për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve shtetërore.
Lajmi dhe fotot nga MPB