IAP dhe OJQ “Sytë kërkojnë dritë” organizuan një tryezë me temë “Të komunikojmë përmes artit”
06/12/2025
Prishtinë, 6 dhjetor 2025 – Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar, Institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me OJQ-në “Sytë kërkojnë dritë” organizuan një tryezë me temë “Të komunikojmë përmes artit”.
Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj, tha se kjo ditë na perkujton të gjithëve për detyrat dhe obligimet që kemi për të përmbushur përgjegjësitë që kemi ndaj qytetarëve që janë në nevojë.
Ai shtoi se institucioni do të vazhdojë të punojë dhe të përkujtojë autoritetet publike për të punuar në përputhje me ligjin dhe të gjitha standardet për t’i përmbushur obligimet ndaj personave me aftësi të kufizuar.
Drejtoresha e OJQ-së “Sytë kërkojnë dritë” falenderoi pjesëmarrësit dhe u shpreh e lumtur për mysafirët nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Presheva dhe Turqia. Kjo organizatë hapi edhe ekspozitën e pikturave të krijuara nga personat me aftësi të kufizuar.
Në këtë takim morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, Kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, z. Igli Totozani, drejtor i zyres rajonale të OSBE-së në Gjilan, dhe z. Afrim Maliqi, drejtor i Handikos..