Avokati i Popullit mori pjesë në tryezë diskutimi për të drejtat e grave
03/12/2025
Prishtinë, 2 dhjetor 2025 – Në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit, Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj mori pjesë në tryezën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë me temë “E drejta e vajzave dhe grave, në trashëgimi dhe pronë”.
Avokati i Populli tha se e drejta e trashëgimisë në Kosovë është e garantuar me Kushtetutë të Republikës së Kosovës e po ashtu edhe me ligjin për trashëgimi.
Ai shtoi se, megjithatë, duhet të punohet ende në ndryshimin e mendësisë në shoqëri ku bëhet fjalë për barazi në trashëgimi dhe kjo barazi fillon nga secila shtëpi.