Avokati i Popullit priti në takim Komisioneren për Informim dhe Privatësi
Prishtinë, 18 nëntor 2025 – Avokati i Popullit priti në takim Komisioneren për Informim dhe Privatësi (AIP), Krenare Sogojeva Dërmaku e shoqëruar nga një delegacion që morën pjesë në Punëtorinë Evropiane për Shqyrtimin e Rasteve në Fushën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale e mbajtur në Prishtinë.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) në Kosovë është autoritet i pavarur kushtetues që mandat kryesor ka mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në kuadër të ushtrimit të mandatit të tij ka pranuar në vazhdimësi ankesa që lidhen me qasjen në dokumente publike dhe ankesa që lidhen me mbrojtjen e privatësisë.
IAP ka pranuar ankesa të shumta deri në zgjedhjen e komisioneres në vitin 2021 në krye të AIP-it duke marrë përsipër këtë kompetencë. Pas përzgjedhjes së komisioneres ankesat tani janë në numër shumë më të vogël sepse AIP është aktiv dhe ka arrit që me punën e mirë që po e bënë të fitojë besimin në publik dhe të informojë qytetarët për rolin dhe kompetencat që ka për shqyrtimin e ankesave që lidhen me privatësinë dhe qasjen në dokumente publike.
Avokati i Popullit vlerësoi bashkëpunimin që ka me AIP-in duke konsideruar se ky bashkëpunim tregon një nivel të pjekurisë demokratike të autoriteteve të pavarura që përmes bashkëpunimit rrisin efikasitetin në punën e tyre në të mirë të qytetarëve.
Të pranishmit vlerësuan lart punën e IAP-së dhe gjithashtu theksuan se bashkëpunimi që ka Avokati i Popullit në Kosovë me AIP është tregues i përkushtimit institucional për të trajtuar çështjen e privatësisë dhe të të dhënave personale nga perspektiva e të drejtave të njeriut. Gjithashtu, puna e përbashkët në qasjen e dokumenteve publike tregon përkushtimin për të rritur transparencën dhe nivelin e llogaridhënies nga aut publike.
Znj. Sogojeva vlerësoi bashkëpunimin me Avokatin e Popullit në Kosovë dhe që nga fillimi i mandatit të saj ka gjetur bashkëpunim i cili ja ka lehtësuar punën e saj drejt funksionalizimit të plotë dhe përmbushjes së mandatit që kjo agjenci ka.