Featured Image

IAP takoi delegacionin e TAIEX

03/10/2025

Prishtinë, 3 tetor 2025 – Zëvendës Avokati i Popullit, z. Basri Kastrati dhe drejtoresha e Mekanizmit Kombëtar për Parandalim të Torturës (MKPT), znj. Shqipe Ibraj Mala pritën të martën në takim një delegacion të TAIEX (Asistencë Teknike dhe Shkëmbim të Informatave), delegacion i Misionit Vlerësues për Mbikëqyrjen e Policisë.

Z. Kastrati prezantoi para tyre rolin dhe mandatin e Institucionit të Avokatit të Popullit si dhe foli për numrin e ankesave të pranuara në IAP, e në veçanti për ankesat e pranuara nga qytetarët ndaj Policisë.
Delegacioni evropian po ashtu u informua për punën dhe aktivitetet e MKPT-së, trajtimin e ankesave dhe raportet e dala pas monitorimeve si dhe hetimin e rasteve dhe trajtimin e rasteve sipas detyrës zyrtare.