Avokati i Popullit diskutoi për çështjen e mjedisit në Stanishor
19/06/2025
Prishtinë, 19 qershor 2025 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj takoi përfaqësues të komunës së Novobërdës, institucioneve tjera publike, organizatave të shoqërisë civile dhe banorë të fshatit Stanishor, të komunës së Gjilanit, me të cilët diskutoi për çështjen e mjedisit.
Avokati i Popullit i njoftoi të pranishmit për mandatin dhe kompetencat e tij duke përfshirë edhe rolin e tij në mbrojtjen e mjedisit. Ai theksoi se takimet e tilla e ndihmojnë atë dhe institucionin për të kuptuar më shumë për sfidat dhe problemet e qytetarëve.
Të pranishmit theksuan se ajo zonë vazhdon të përballet me ndotje të mjedisit nga gurthyesit, duke potencuar edhe prishjen e rrugës dhe sugjeruan për ndërtimin e një rruge alternative për banorët.
Kjo tryezë është mbështetur nga zyra e misionit të OSBE-së në Kosovë.