Featured Image

IAP dhe shoqëria civile hartojnë planin e ri të punës

30/04/2025

Prishtinë, 29 prill 2025 -Me mbështetje të OJQ ACDC u mbajt punëtoria tri ditore, në kuadër të Forumit të Dialogut ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Organizatave të Shoqërisë Civile.

Gjatë këtij takimi u hartua plani i ri i punës për vitin 2025/2026 dhe u përcaktuan aktivitetet prioritare të Forumit për Dialog për vitin 2025.
Objektivat kryesore për këtë vit përfshijnë avokimin e përbashkët për fuqizimin e rolit dhe mbështetjes institucionale të OJQ-ve, si dhe fuqizimin e përpjekjeve për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, të komuniteteve joshumicë, të komunitetit LGBTIQ+, mbrojtjen e mjedisit, shëndetin mendor dhe luftimin kundër dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore.
Aktivitetet e planifikuara synojnë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet IAP-së dhe OSHC-ve, duke përcaktuar objektivat strategjike dhe prioritet vjetore për veprim të përbashkët.