Featured Image

Avokati i Popullit takoi krerët e institucioneve të drejtësisë në Prizren

18/03/2025

Prishtinë, 18 mars 2025 – Avokati Popullit, z. Naim Qelaj takoi të martën Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu, si dhe Kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, znj. Shpresa Emra.

Në këto takime u diskutua për punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto dy institucione dhe me theks të veçantë në zbatimin e rekomandimeve të dala nga raportet e Avokatit të Popullit.

Z. Qelaj nënvizoi nevojën për një angazhim më të madh për ndërmarrjen e veprimeve të të gjitha institucioneve kompetente për krijimin e mekanizmit për zgjidhjen efektive lidhur me rastet e zvarritjeve të procedurës gjyqësore, si një ndër ankesat sistematike ndër vite të pranuara nga qytetarët tek Avokati i Popullit.

Palët shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit si një mjet drejt përparimit të respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.