Featured Image

Tryezë diskutimi për të drejtat e njeriut më OJQ të regjioni të Pejës

19/02/2025

Pejë, 19 shkurt 2025 – U organizua tryeza e radhës në Pejë ku u mblodhën organizatat e shoqërisë civile të këtij regjioni më të cilët u diskutua për sfidat dhe problemet e komuniteteve që ndërlidhen me të drejtat e njeriut.

Kjo tryezë kishte për qëllim të ngrit vetëdijen dhe të kuptuarit e çështjeve të të drejtave të njeriut në terren nga perspektivat e komuniteteve të prekura dhe të lehtësojë bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe organizatave të shoqërisë civile në këtë rajon.

Në adresimin e tij, Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj theksoi se qasja e hapur e institucionit për të takuar qytetarë dhe organizata të shoqërisë civile ofrojnë mundësi për të vepruar dhe ndërmarrë masa në lidhje me çështjet që dalin nga këto tryeza.

Në këtë tryezë morën pjesë OJQ nga komunitetet serbe, boshnjake dhe shqiptare. Pjesëmarrësit gjatë tryezës shpërfaqen një sërë problemesh me të cilat ballafaqohen qytetarët nga rajoni i Pejës.

Përfaqësuesit e OJQ-ve theksuan se një ndër problemet që hasin në punën e tyre është procesi i ngadalshëm gjyqësor në lidhje me kthimin e pronave të uzurpuara, çështjet mjedisore, fëmijët me diabet dhe nevoja për përkujdesje më të madhe, mungesa e dokumenteve personale kryesisht në mesin e qytetarëve të komunitetit serb dhe çështje tjera sociale.

Kjo tryezë u organizua në bashkëpunim me organizatën jo-qeveritare “ACDC”.