Featured Image

Avokati i Popullit vizitoi nominuesen për Çmimin Nobel për Paqe, Feride Rushiti

29/01/2025

Prishtinë, 28 janar 2025 – Avokati i Popullit, Z. Naim Qelaj, dhe Zv. Avokati i Popullit, Z. Basri Kastrati, së bashku me stafin e tyre, realizuan një vizitë në QKRMT. Gjatë kësaj vizite, ata shprehën urimet e tyre për Drejtoren, Dr. Feride Rushiti, lidhur me nominimin e saj për Çmimin Nobel për Paqe.

Përveç kësaj, në këtë takim u diskutuan tema të rëndësishme për avancimin e të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimin e dy anshëm.

QKRMT falënderon Institucioni i Avokatit të Popullit dhe stafin e tij për këtë vizitë dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.