
Avokati i Popullit vizitoi Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan
27/01/2025
Prishtinë, 27 janar 2025 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj së bashku me drejtoren e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, znj. Shqipe Ibraj Mala me bashkëpunëtorë, vizituan Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, ku u pritën nga drejtori, z. Ylber Topalli.
Ata vizituan po ashtu edhe Qendren Korrektuese për të Mitur në Lipjan dhe takuan U.D drejtoren, znj. Ardita Osaj Blakaj. Vizita e tretë zu vend në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ku u pritën nga menagjeri i qendrës, z. Mentor Avdyli.
Qëllimi i vizitës ishte për të parë nga afër punën, angazhimin, kushtet që ofrojnë për trajtimin dhe mbajtjen e personave të privuar nga liria si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto Qendra.





