IAP pranoi donacion një automjet nga EULEX-i
Prishtinë, 24 janar 2025 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), z. Giovanni Pietro Barbano.
Ata diskutuan për tema të përbashkëta që dalin nga mandatet e tyre duke u angazhuar në përmirësimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në vend.
Në kuadër të kësaj, Institucioni i Avokatit të Popullit pranoi një automjet si donacion nga EULEX-i, e që do të jetë në shfrytëzim të Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, gjë që do të lehtësojë shumë punën dhe aktivitetet në terren.
Z. Qelaj u shpreh se është i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit në mënyrë që të realizohen sa më mirë e me sukses objektivat duke shkëmbyer përvojat e dy institucioneve.