KONKURS – Sekretar i Përgjithshëm
Form.IAP-A-02
Në pajtim me nenin 132 dhe 133 të Kushtetutës se Republikës se Kosovës, nenin 32, paragrafi 2 të Ligjit, Nr. 05/L -019 për Avokatin e Popullit, nenit 21 të Rregullores , Nr. 02/2016 të Punës për Institucionin e Avokatit të Popullit, Rregulloren nr. 02/2017 për procedurën e rekrutimit, emërimit dhe punës provuese të nëpunësve në Institucionin e Avokatit të Popullit, si dhe nenin 43, paragrafin 1 të Rregullores Nr. 03/2022 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Institucionit të Avokatit të Popullit, Institucioni i Avokatit të Popullit shpall:
KONKURS
Titulli i vendit të punës: Sekretar i Përgjithshëm
Numri i referencës: 6/2024
Grada/Koeficienti: Niveli i lartë drejtues – Koeficienti 12.2
Mbikqyrësi: Avokati i Popullit
Kohëzgjatja e emërimit: 4 vjet, me mundësi riemërimi
Vendi: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:
- Drejton dhe është përgjegjës për administrimin e përgjithshëm dhe menaxhimin e Shërbimit Administrativ, siguron implementimin e funksioneve të tij në sferën e mbështetjes profesionale, administrative dhe teknike për IAP, për të siguruar se funksionet e caktuara të përmbushen në mënyrë efektive dhe efikase;
- Në pajtim me Avokatin e Popullit miraton objektivat strategjike, planet e punës dhe buxhetin e IAP dhe komunikon tek të gjithë drejtuesit dhe stafi tjetër i IAP, për të siguruar që IAP arrin misionin dhe objektivat e saj në fushën e mbrojtjes, mbikëqyrjes dhe promovimit të të drejtave te njeriut në Kosovë;
- Menaxhon me burimet njerëzore dhe financiare të IAP, nxjerr udhëzime administrative, vendime si dhe me autorizim të Avokatit të Popullit lidh marrëveshje bashkëpunimi, që janë me interes për IAP;
- Në bashkëpunim me drejtuesit e njësive organizative analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme të IAP dhe në pajtim me Avokatin e Popullit vendos për ndryshime dhe përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;
- Formulon dhe siguron zbatim efikas dhe ekonomik të politikave dhe procedurave dhe shërbimeve të nevojshme për zbatim të përgjegjësive dhe funksioneve të IAP;
- Përkujdeset për realizimin e konkluzioneve dhe vendimeve të Avokatit të Popullit, për të siguruar se ato zbatohen brenda afateve kohore dhe në mënyrë efikase, dhe për fazat e realizimit të tyre dhe sfidat e paraqitura, njofton Avokatin e Popullit në baza të rregullta;
- Në koordinim me drejtuesit e sektorëve, mbikëqyrë zhvillimin dhe implementimin e Strategjive, Programeve, Planeve të Veprimit dhe projekteve promovuese, të cilat mundësojnë arritjen e objektivave specifike të punës dhe përmbushjen e mandatit ligjor të Shërbimit Administrativ të IAP;
- Përfaqëson IAP, në bazë të autorizimit të Avokatit të Popullit, nga fusha e përgjegjësive të veta;
- Krijon dhe mban lidhje efektive zyrtare dhe shërben si ndërlidhje me përfaqësuesit relevant të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, për të shkëmbyer informata dhe pikëpamje, si dhe zhvilluar bashkëpunimin dhe siguruar mbështetjen dhe asistencën teknike për arritjen e objektivave të IAP;
- Siguron informata të sakta, këshilla profesionale dhe udhëzime për Avokatin e Popullit, si dhe udhëheqësit e njësive organizative për t`i mbajtur të informuar me zhvillimet nga fushë veprimtaria e Shërbimit Administrativ dhe për të siguruar që politikat adekuate zhvillohen në atë mënyrë që përmbushin objektivat e Shërbimit Administrativ;
- Përkujdeset për vendosjen dhe zbatimin e masave të brendshme disiplinore për tu zbatuar në rastet kur stafi nuk i ushtron funksionet e besuara apo të deleguara në mënyrë adekuate apo të rregullt;
- Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara;
- Kryen edhe detyra të tjera, në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe.
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:
- Diplomë universitare në shkenca juridike, ekonomike, administratë publike;
- Së paku 8 (tetë) vite përvojë pune profesionale, duke përfshirë së paku 5 (pesë) vite në vende udhëheqëse;
- Të jetë person me integritet të lartë personal dhe moral;
- Trajnime në fushën e të drejtave të njeriut dhe menaxhimin institucional;
- Vërtetimin se nuk është nën hetime apo i dënuar për vepër penale, jo më i vjetër se 6 muaj.
Njohuritë dhe aftësitë e kërkuara:
- Njohuri të gjera të politikës, legjislacionit, procedurave sipas veprimtarisë që mbulon IAP;
- shkathtësi të nivelit të lartë në menaxhim, organizim dhe caktim të objektivave, vendosur prioritetet dhe respektuar afatet;
- njohuri të shkëlqyeshme për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
- shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocim;
- aftësi për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e IAP dhe integritetin e tij; aftësi udhëheqëse, motivuese, komunikuese, menaxhim të performancës;
- njohje të shkëlqyeshme në të folur dhe të shkruar të gjuhës shqipe dhe/ose serbe, ndërsa preferohet njohja e mirë e gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar;
- shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve MS Office.
Procedura e konkurimit
Procedura e konkurimit është e hapur për të gjithë kandidatët të cilët i përmbushin kriteret e konkursit.
Formularët për punësim mund të merren në zyrën e IAP, apo në ueb faqen: www.oik-rks.org.
Formularët për punësim dorëzohen brenda afatit të përcaktuar me Konkurs personalisht në zyrën qendrore të Institucionit të Avokatit të Popullit në Prishtinë, Rr. „Migjeni“, nr. 21, 10000 Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00, përmes postës elektronike në adresën [email protected], si dhe me anë të shërbimit postar.
Formularit për punësim i bashkëngjiten kopjet e dokumenteve të nevojshme personale dhe dëshmitë për kualifikim, vërtetim i përvojës së punës shoqëruar me trustin pensional, trajnimet e ndjekura si dhe vërtetimin se nuk është nën hetime apo i dënuar për vepër penale.
Informatë e përgjithshme për të gjithë kandidatët
Institucioni i Avokatit të Popullit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjitha shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga pjesëtaret e të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Konkursi mbetet i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor. Afati i fundit për aplikim është 20 janar 2025, në orën 16:00.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e pakompletuara refuzohen.
Kandidatët që kanë aplikuar, por nuk janë përzgjedhur, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre pas përfundimit të procedurës së rekrutimit dhe të ankimimit. Dokumentet që nuk tërhiqen administrohen sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni në nurmin e telefonit 038 223 782.