Avokati i Popullit takoi studentët për ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut
10/12/2024
Prishtinë, 10 dhjetor 2024 – Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Avokati i Popullit pati një bashkëbisedim me studentët e fakultetit juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Në këtë bashkëbisedim mori pjesë edhe rektori i UP-së, z. Arben Hajrullahu, znj. Igballe Rogova, drejtore ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, si dhe z. Florent Muçaj, profesor.
Avokati i Popullit foli për rëndësinë e kësaj dite duke veçuar procesin e shtet ndërtimit e përcjellë me ngritje të institucioneve për mbrojtje dhe promovim të të drejtave të njeriut.
Ai u përgjigj në pyetjet e studentëve duke përfshirë rolin dhe mandatin e tij, procesin e trajtimit të ankesave, si dhe për sfidat dhe problemet që ndërlidhen me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.