Avokati i Popullit takoi studentët e Kolegjit Universum
02/12/2024
Prishtinë, 02 dhjetor 2024 – Bashkëbisedimi me studentët e kolegjit Universum për të drejtat e njeriut të cilët sot mësuan më shumë për punën dhe kompetencat e Avokatit të Popullit.
Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj fillimisht u shpjegoi studentëve për mandatin dhe kompetencat e tij në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe fushat e përgjegjësisë bazuar në Ligjin për Avokatin e Popullit.
Z. Qelaj përshkroi në terma praktik pranimin e një ankese të qytetarit dhe procesin e trajtimit. Ai foli edhe për llojet dhe numrin e ankesave që Avokati i Popullit i pranon brenda një viti.