Avokati i Popullit të Shqipërisë vizitoi Kosovën
07/11/2024
Prishtinë, 7 nëntor 2024 – Institucioni i Avokatit të Popullit priti në vizitë delegacionin e Institucionit të Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë, respektivisht të Seksionit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve.
Në vazhdën e vizitave, stafi nga Institucioni i Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë, në krye me Komisioneren znj. Olta Aliaj patën mundësi të takojnë edhe institucione e organizata jo-qeveritare të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Në këto vizita u bë e mundur të krijohen më shumë njohuri për procedurat ligjore, si dhe të diskutojnë për problematikat e veçanta që përballen fëmijët në Republikën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.
Të dyja palët u morën vesh për të realizuar vizita të ndërsjella mes tyre me qëllim të shkëmbimit të përvojave mes dy institucioneve, duke trajtuar problematikat, sfidat dhe sukseset në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.