Featured Image

Avokati i Popullit mori pjesë nbë një konferencë me temë “Demaskimi i Korrupsionit”

25/10/2024

Prishtinë, 24 tetor 2024 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj mori pjesë në një konferencë me temë “Demaskimi i Korrupsionit”, organizuar nga OJQ-të, “Aktiv” dhe ACDC”.

Avokati i Popullit tha se Kosova ka legjislacion në përputhje me direktivat e BE-së për luftimin e korrupsionit, duke shtuar se sfidë është mungesa e një ekspertize të mirëfilltë në trajtimin e korrupsionit në të gjitha nivelet.
Z. Qelaj tha se shumica e institucioneve të Kosovës nuk kanë arritur të krijojnë besueshmërinë e qytetarëve dhe duhet mbështetje më e madhe e gjithë akterëve kyç të shoqërisë që mund të japin kontribut në luftim dhe në parandalim të korrupsionit.
Ai tha se duhet të ketë më shumë fushata për ngritje të vetëdijes së qytetarëve për luftimin e dhe raportimin e korrupsionit. Ai u shpreh se institucionet duhet të bëjnë më shumë që t’u dalin në mbrojtje raportuesve të korrupsionit, e cila mund të ndikojë në ngritje të nivelit të raportimit të korrupsionit.