Featured Image

Avokati i Popullit takoi shefin e ri të BE-së, Aivo Orav

29/10/2024
Prishtin, 29 tetor 2024 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj takoi shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadorin Aivo Orav dhe i uroi sukses në përmbushjen e mandatit.
Z. Qelaj tha se Institucioni i Avokatit të Popullit është ndërtuar në bazë të standardeve më të larta, duke i qëndruar besnik parimit kryesor të tij, që është pavarësia.
Avokati i Popullit vlerësoi bashkëpunimin e deri tanishëm me zyrën e BE-së. Ata shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit për përmirësimin e të drejtave të njeriut.