Avokati i Popullit priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves
23/10/2024
Prishtinë, 23 tetor 20 24 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj ka mirëpritur në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.
Avokati i Popullit e njoftoi Ambasadorin Hargreaves për mandatin, punën dhe aktivitetet e institucionit dhe për gjendjen e të drejtave të njeriut në vend. Ai foli po ashtu për parimin thelbësor të Institucionit të Avokatit të Popullit që është pavarësia dhe rolin e tij shumëdimensional në kuptimin e parimit të ndarjes së pushteteve, kontrollit e balancimit mes tyre, duke ushtruar kompetencat përmes dhënies së opinioneve dhe rekomandimeve për autoritetet përgjegjëse.
Ambasadori britanik vlerësoi rolin dhe punën e Institucionit të Avokatit të Popullit duke potencuar rëndësinë e besimit që Avokati i Popullit gëzon në publik, duke ofruar bashkëpunim me qëllim të avancimit të të drejtave të njeriut.
Me këtë rast, Avokati i Popullit ka vlerësuar bashkëpunimin me mekanizmat ndërkombëtar në funksion të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut. Ky bashkëpunim ka ndikuar për të mirë në ndërtimin e standardeve dhe principeve mbi të cilat funksionin Institucioni i Avokatit të Popullit si institucion i pavarur për të drejtat e njeriut.