ENNHRI publikoi raportin për gjendjen e sundimit të ligjit në Evropë
Prishtinë, 8 korrik 2024 – Rrjeti Evropian i Institucioneve Kombëtare për të Drejtat e Njeriut (ENNHRI), në të cilin Institucioni i Avokatit të Popullit është anëtar, ka publikuar raportin për sundimin e ligjit në Evropë për vitin 2023, në të cilin kanë kontribuar 51 shtete, të regjionit të Evropës, përfshirë edhe Kosovën.
Çdo vit, Institucionet Kombëtare për të Drejtat e Njeriut (IKDNJ), anëtarët e ENNHRI-t raportojnë për gjendjen e sundimit të ligjit në juridiksionin e tyre, kurse këtë viti ai u fokusua në kontrollin dhe balancat dhe ndikimin e seguritizimit në të drejtat e njeriut, të cilat grumbullohen për të identifikuar trendët dhe rekomandimet rajonale për forcimin e sundimit të ligjit në Evropë.
Të gjeturat e raportit të këtij viti flasin për sfidat e vazhdueshme që prekin sundimin e ligjit, përfshirë moszbatimin adekuat të rekomandimeve të IKDNJ-ve nga autoritetet kombëtare, konsultim i pamjaftueshëm i tyre në proceset e bërjes së ligjeve dhe politikave dhe vështirësitë në qasjen në informata dhe burime jo adekuate financiare dhe njerëzore, sfida këto që ndikojnë në aftësinë e tyre për të vepruar për kontrollin dhe balancat, në pajtueshmëri me mandatet e tyre kushtetuese dhe ligjore.
Për më tepër, raporti vë në pah ndikimin negativ që kanë masat restriktive të sigurisë kombëtare në sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, përfshirë ato që ndërlidhen me migrimin, kërcenimet për terrorizmin dhe konfliktet e armatosura.
Në lidhje me këto çështje, raporti ka prodhuar një sërë rekomandimesh kryesore për akterët rajonal dhe evropianë dhe ata kombëtarë. Ato përfshijnë:
-
- të ndërmerren hapa për të avancuar zbatimin e rekomandimeve të akterëve të rajonit nga autoritetet shtetërore, në kohë dhe në bashkëpunim me IKDNJ-të;
- të mbështetet me vendosmëri krijimi i hapësirës për IKDNJ të pavarura dhe efektive, të cilat në vetvete janë një element kyç i kontrolleve dhe balancave, veçanërisht duke siguruar burime adekuate financiare dhe njerëzore për të kryer siç duhet mandatin, si dhe duke siguruar zbatimin me kohë të rekomandimeve të tyre.
- të mbështeten, të mbrohen dhe fuqizohen mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe hapësirës së shoqërisë civile që është thelbësore për sundimin e ligjit;
- të përcaktohen prioritetet dhe të ndërmerren hapa të vendosura për të mbështetur zbatimin e gjykimeve të Gjykatave Evropiane, në konsultim me IKDNJ-të dhe shoqërinë civile;
- të sigurohet një qasjeje e bazuar në të drejtat e njeriut në lidhje me siguritizimin, veçanërisht duke kryer vlerësime të ndikimit të të drejtave të njeriut të ligjeve dhe politikave që lidhen me sigurinë kombëtare dhe aktivitetet e zbatimit të ligjit. Këto vlerësime duhet të përfshijnë gjithashtu konsultime në kohë dhe kuptimplota me IKDNJ-të dhe palët e tjera të interesuara.
- Trajtimi i sfidave të tjera të vazhdueshme për sundimin e ligjit, duke përfshirë çështjet strukturore të të drejtave të njeriut, duke pranuar njëkohësisht se sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut duhet të fuqizohet reciprokisht.
Lexoni përmbledhjen e plotë regjionale këtu: https://rule-of-law.ennhri.org/export?country%5B0%5D=2&year%5B0%5D=2024
Lexoni raportin për Kosovën: https://rule-of-law.ennhri.org/export?country%5B0%5D=27&year%5B0%5D=2024