Avokati i Popullit diskutoi për të drejtat e fëmijëve me nxënësit në Orllan
31/05/2024
Prishtinë, 31 maj 2024 – Avokati i Popullit, Naim Qelaj vazhdoi takimin e radhës me nxënësit e shkollës “Zahir Pajaziti” në Orllan, komuna e Podujevës, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Z. Qelaj diskutoi me nxënësit për të drejtat dhe liritë e njeriut, e në veçanti për të drejtat e fëmijëve, siç janë të përmbledhura në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve, Ligjin pёr Mbrojtjen e Fëmijës dhe instrumentet e tjera ndërkombëtare dhe kombëtare të të drejtave të njeriut.
Avokati i Popullit iu përgjigj pyetjeve të nxënësve se si i trajton Institucioni ankesat e fëmijëve, numrin dhe llojin e ankesave dhe për të drejtat e fëmijëve.