IAP dhe ZKGj lansuan raportin në lidhje me zbatimin e ligjit për gjuhët
Prishtinë, 23 maj 2024 – Institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për Gjuhët lansuan të mërkurën raportin për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në komuna dhe Gjykata Themelore.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se zbatimi i ligjit për gjuhët ka një rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët e vendit në mënyrë që ata të realizojnë të drejtat e tyre në marrjen e shërbimeve publike. Ai shtoi se institucionet publike kanë bërë përpjekje për përmirësim por mbetet ende për të bërë më shumë.
Raporti ka përmbledhur të gjeturat nga monitorimi i ueb faqeve zyrtare të komunave Graçanicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Mitrovicë e Veriut, Mitrovicë e Jugut dhe Prishtinë, si dhe monitorimi i Gjykatave Themelore të këtyre komunave.
Në një vlerësim të përgjithshëm raporti thekson se dygjuhësia është një standard që respektohet në Komuna dhe në Gjykatat Themelore. Mbishkrimet orientuese nëpër Gjykata janë pothuajse në nivel shumë të kënaqshëm, përjashtuar në dy raste, Graçanicë dhe Prishtinë. Ndërsa, komunat e Mitrovicës së Jugut dhe Prishtinës janë gjetur mjaft mangësi sa i përket mbishkrimeve orientuese.
Sipas institucioneve të vizituara, të gjitha dokumentet përkthehen në të dy gjuhët, por ka raste kur një vendim apo një formular jepet vetëm në gjuhën e kërkuesit dhe kjo ndodh për shkak të kapaciteteve të kufizuara profesionale.
Të gjitha komunat dhe gjykatat kanë kryesisht nga një përkthyes, ndërsa numri më i madh i përkthyesve nëpër komuna është tre, ndërsa në Gjykata është 13 përkthyes.
Lexoni raportin e plotë -> https://bit.ly/4dUI6ZC