Featured Image

Avokati i Popullit priti në takim Komisioneren e FSK-së

10/05/2024

Prishtinë, 10 maj 2024 – Avokati i Popullit, Naim Qelaj priti në një takim njohës Komisioneren parlamentare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Remzie Zeqiraj.

Znj. Zeqiraj informoi Avokatin e Popullit në lidhje me punët dhe aktivitetet e saj. Ajo është zgjedhur në këtë pozitë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në shkurt të këtij viti, me mandat 5-vjeçar, dhe do të mbikëqyrë të drejtat e njeriut për personelin ushtarak.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj theksoi se Institucioni i Avokatit të Popullit do të bashkëpunojë me Komisioneren dhe është i gatshëm të ndajë përvojat me të.